Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Marrëveshja me Serbinë, Thaçi: Beogradi nuk më ka kërkuar territor
Gjatë intervistës në “Real Story”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth korrigjimit të kufijve dhe është përballur më skepticizmin e gazetarëve për marrëveshjen e sugjeruar me Serbinë.
Gazetari Arjan Vasjari është shprehur se është e pamundur që Kosova të avancojë në raport me institucionet ndërkombëtare në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje, por tregohet skeptik, pasi shprehet se formula e Thacit i përkeqëson marrëdhëniet me Serbinë.
“Ju thoni se do t’i kërkojmë Preshevën, Medvegjën, Bujanovcin dhe nuk japim asgjë. Kush është ky njeri normal, minimalisht normal që mund të besojë që ju duke pasur pretendime të tilla, do të rregulloni marrëdhënien me Serbinë?”, shprehet Vasjari.
“Dëgjoj shpesh opinione që po Serbia a do të më kërkojë mua territor. S’më ka kërkuar veri, as nuk më ka kërkuar territor. Unë punoj për të marrë, jo për të dhënë”, përgjigjet Thaçi.