Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Masa të rrepta sigurie për varrimin e Kaçifas në Bularat, policia e pranishme, por e “padukshme”
Mesditën e sotme, pritet që trupi i Kostandinos Kaçifa të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Bularat në Gjirokastër.
Ceremonia e varrimit kryehet sot, 11 ditë pasi minoritari grek u qëllua për vdekje nga forcat RENEA, pas një shkëmbimi me armë zjarri.
Ndërkohë, prej mëngjesit të sotëm, kanë mbërritur me autobusë në Bularat qindra shtetas grekë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Mediat greke kanë shkruar prej ditësh së ne ceremoni pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë.
Nga ana tjetër, forcat të shumta policore janë angazhuar për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të shmangur incidentet.
Sipas ‘News 24’ policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke është e pranishme në Bularat, por jo e veshur me uniformë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm prej ekstremistëve, ndonëse nuk ka informacione për të tilla ngjarje.
9 autobusë është përfolur se do të mbërrijnë në Bularat nga Greqia për të marrë pjesë në varrimin e Kaçifas.