Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Matjet e audiencës/ Kujtonit se gara e së shtunës është mes 'Shiko kush luan' dhe 'Xing me Ermalin'? Shih kush luan fort të shtunën
E shtuna është një natë lojërash dhe kabareje. Të tre stacionet e mëdha private Klan, Top Channel dhe Vizon Plus kanë në fashën e prime time-it emisione argëtuese që janë bërë të dashura për publikun, si 'Shiko kush luan', 'Xing me Ermalin' dhe 'Al Pazar'.
'Shiko kush luan' që ka mbyllur mbrëmë siparin për këtë edicion televiziv, ka dominuar fashën orare 19.00-23.00 duke siguruar një masë më të madhe ndjekësish se sa dy rivalët 'Xing me Ermalin' dhe 'Al Pazar'.
Surpriza ka qenë 'Al Pazar', i cili ka mundur që të renditet i dyti duke lënë poshtë 'Xing me Ermalin'. Sigurisht, asgjë nuk është e skalitur në gur sa i takon audiencës, sepse shikueshmëria varet edhe nga të ftuarit apo nga cilësia e një emsioni që mund të ndryshojë nga një puntatë në tjetrën.
Televizoni tjetër kombëtar TVSH ka transmetuar një film shqiptar gjatë prime time-it të së shtunës dhe, nuk ka surpriza këtu, ka patur një shikueshmëri shumë më të ulët se stacionet private.
Politiko.al i sjell çdo ditë, që prej të hënës, matjet e shikueshshmërisë së televizioneve në fashën orare 19.00-23.00, falë një bashkëpunimi me Abacus Research që operon në treg që prej vitit 2011.
Politiko.al