Flash News
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se mendon 50 herë në ditë për lënien e mandatit të deputetit, duke theksuar se me reformën në drejtësi, çdo institucion tjetër është bërë fiktiv. Megjithatë, deputeti i PD shtoi se ky është një vendim që i takon grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, të cilët nuk duhet të ndikohen nga opinionet e tij.
“Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës. Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës. Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë”, u shpreh ai në ‘Ora News’.
“Kam informacione të sigurta”, Berisha tregon nëse do hapen negociatat nga BE