Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“Mëso të flasësh dhe të bësh një të miliontën e babait tënd”, Kozeta kritika të ashpra Ronelës
Ronela Hajati ka deklaruar në emisionin “Thumb” se në Televizionin Shqiptar janë akoma në punë persona që i ka punësuar i ati i saj i ndjerë, Marash Hajati. Por pas kësaj deklarate ka reaguar gazetarja Kozeta Kurti, e cila ishte dhe specialistja e Marrëdhënieve me Publikun (PR) i Festivalit të kaluar të RTSH.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kozeta e ka kritikuar Ronelën dhe i ka sugjeruar asaj që të bëjë të paktën një të miliontën e babait të saj.
“Dëgjoa Ronela Hajatin të thoshte në ‘Thumb’: ‘Në RTSH ka shumë njerëz që janë atyqë kur babai im i ka vënë në punë. Tani babai im ka vdekur dhe duhet të kishin ikur edhe ata’”, – shkruan Kozeta.
“Së pari, mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të miliontën e tij në televizion. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’ por u nda nga jeta’ dhe të gjithë kanë respekt për të, por historia as nuk nis, as nuk mbaron me të ndjerin babanë tënd. Këtë vit është në Eurovizion këngëtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë ky vend e babai yt do ta kishte duartrokitur i pari atje, nga rreshti i drejtorëve dhe do të kish qenë krenar për ‘të lashtët’ apo ‘të njomët’ që e votuan e duartrokitën këngën ‘Mall’”, – vazhdon Kurti.
“Së dyti, Ronel’, bën shumë mirë që e aspiron Festivalin Europian, se të paktën ëndrrat pa lekë i kemi, por mere në konsideratë një këshillë: Prit Ronel’! Mëso të flasësh në television, mëso të mos e quash punën tënde ‘gjëja’, mëso të kesh etikë, mëso të kuptosh kur gabon dhe reflekto, pastaj aty është edhe Europa. Së fundmi, Ronel’! Eja në festival! Sot xhiruam spotin që njofton autorët e interpretuesit të sjellin materialet e tyre për edicionin e 57-të! Ku i dihet… ndonjë nga të lashtët që janë në punë që prejkohës së babait tënd, mund të negociojë e të të shpallin fituese dhe kështu… ëndrra jote për Europën vjen ende më afër! Vetëm se… ‘A do të jenë më ata të lashtët që duhet të ishin larguar që pas ikjes së babait tënd apo në një rast si ky, janë ata që më në fund u treguan zotërinj e bënë zgjedhjen më të mirë?
Përqafime nga unë”, – ka shkruar Kozeta.