Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ministri grek informon Bushatin: Këto 2 shtete janë kundër hapjes së negociatave
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzis ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptar, Ditmir Bushati ku tema kryesore ka qenë përballimi i kundërshtimeve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Pas takimi, Kotzias është shprehur se Franca dhe Holanda kanë rezerva sa i takon Shqipërisë, ndërsa Danimarka, Luksemburgu dhe Gjermania nuk kanë më kundërshtime të fuqishme.
“Do të duhet të dini”, vazhdoi Kotzias, “se ka një letër nga Danimarka, Luksemburgu, Gjermania, Franca dhe Holanda, që shtrojnë probleme për integrimin e këtyre shteteve në BE... Duhet t’ju informoj se ndërkohë, tre nga të pesë vendet, domethënë Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania, u tërhoqën nga ai grup, nuk kanë më kundërshtime të fuqishme”.
Shefi i diplomacisë greke tha se të hënën e ardhshme në Luksemburg do të ketë një mëngjes pune të Ministrave të Jashtëm, ku do të diskutohet mbi Shqipërinë. Në atë takim, Franca dhe Holanda do të përfaqësohen me nivele më të ulëta, ndërkohë që ministri i jashtëm gjerman ka konfirmuar e do të jetë prezent. Ky fakt, për ministrin e jashtëm grek do të thotë se “fronti i pesë shteteve kundërshtare është thyer, kanë mbetur vetëm dy”.