Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Ministri i Jashtëm serb: Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ai theksoi se zgjidhja mes dy vendeve duhet të jetë paqësore, por pa e poshtëruar Serbinë.
“Nuk do ta njohim Kosovën për asnjë çmim. Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë. Ka probleme në Ballkan, por ato nuk duhet të jenë bazë për luftëra. Kërkohet më shumë mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare dhe në këtë drejtim ne po përpiqemi për të udhëhequr një politikë të ekuilibruar të jashtme, e cila respekton të gjitha qëllimet tona strategjike”, tha Daçiç gjatë një vizite në Rumani.
Sipas ministrit serb, BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.