Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e ‘Babales’, Haradinaj: Kemi marrë leksione nga deportimi i shtetasve turq
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur Ministrisë së Drejtësisë, e cila këto ditë kërkoi sërish ekstradimin e Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babalja.
Haradinaj shprehet se do të respektohet mjaftueshëm baza ligjore për procedurën në fjalë, pra kërkesa për azil për strehim ose për mbrojtje.
“Tek ne në Kosovë pushtetet janë të ndara. Pra është shumë e vështirë për mua që t’u them sot a i është drejtuar ai institucioneve të Kosovës. Politika informohet vetëm kur një gjykatë ka marrë një vendim për ekstradim dhe atë vendim duhet që ta aprovojë një ministër. Kur vjen aprovimi i ekstradimit nga gjykata tek ministri i drejtësisë atëherë hyn politika. Deri atëherë është rast ligjor dhe nuk ndërhyn dot ekzekutivi".
“Rasti i shtetasve turq të deportuar nga Kosova ka qenë një mësim i marrë me pasojat e veta kuptohet, por ajo ka ndikuar që të respektohen mjaftueshëm krejt baza ligjore për procedurën në fjalë, pra kërkesa për azil për strehim ose për mbrojtje”, tha Ramush Haradinaj.
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg’ në mungesë për 51-vjeçarin që akuzohet për kallëzim të rremë, kryer në bashkëpunim dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.
Dyshohet se “Babalja” ka sajuar audio-përgjimin që implikon vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, i cili tre ditë pas audio-përgjimit u largua në Itali për të kryer dënimin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.