Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Miratohet me sherr organika e Vettingut, Tahiri del kundër mazhorancës...
Pas debateve të ashpra për disa orë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e punonjësve për organet e Vettingut duke e shkurtuar këtë me 75 punonjës, ndryshe nga ç’ishte kërkuar. Komisioni miratoi numrin e punonjësve për Kolegjin e Apelimit, Komisionin e Kualifikimit dhe Komisionerin Publik, 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar. Mëson se Saimir Tahiri nuk ka votuar fare, ndryshe nga mazhoranca.
Sakaq, pas seancës reagoi Eduard Halimi i cili tha: Ky vendim është kërcënim për procesin. Shpresojmë që Partia Socialiste të reflektojë.
Përfaqësuesja e institucionit ka akuzuar se me këtë reduktim cenohet puna e kolegjit. Në krah të kërkesës ka dalë edhe PD, e cila ka akuzuar shumicën se po shkurton stafin për Vetingun, pasi nuk e ka përparësi.
Natasha Mulaj: Po na shkurtuat strukturen ju po cenoni punen e Kolegjit te Apelimit. Nuk po kerkojme luks por strukture funksionale.. Nuk e pranojme reduktimin tuaj..
Gerta Bundo (kryetare e komisionit te pavarur te kualifikimit): Do doja te kisha strukturen qe kemi propozuar, por edhe me ato qe do propozoni.. Ne duam te fillojme pa vonesa
Halimi: Maxhoranca po i pergjysmon strukturat organeve te vettingut. Mbeshtesim kerkesat per staf te organeve te vettingut. Opozita bën propozim per te shtuar numrin e punonjësve te organeve te vettingut
Të tri trupat gjyqësore të organeve të vetingut kanë kërkuar nga Parlamenti që t’i mundësojë në total 185 punonjës, të cilët do të bëjnë verifikimin e pasurive, integritetit dhe aftësive të 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjithë Shqipërinë.
Bashkim Fino e quajti gjate debatit si absurd që gjyqtarët të kishin shoferë personalë 25 punonjës të shërbimeve mbështetëse.
“S’mund të kenë 9 shoferë, jo se s’kanë deputetët shoferë, por se s’duhet të ketë. Ligji thotë që të gjitha shërbimet duhet ta kryejë Gjykata Kushtetuese. Po sikur të them, që sektorin e ndihmës ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Fino.