Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mjekra e Ronaldos një premtim për shokun e skuadrës, lojtari portugez tregon si ndodhi
Në një intervistë pas ndeshjes me Marokun, Ronaldo ka treguar se cilat janë pritshmëritë e tij dhe të skuadrës.
“Nuk më intereson për rekordet. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të qëndrojmë në një pozicion të mirë. Kundërshtarët ishin shumë të fortë. Maroku ka luajtur shumë mirë, por ne morëm tre pikët. Kemi katër pikë tani dhe afër kualifikimit. Ky është dhe objektivi ynë. Jam i lumtur dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë,”-ka thënë Ronaldo.
Ndërkohë gazetari e pyet dhe për mjekrën, gjë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim më parë tek Ronaldo.
“Mjekra ime e re? Ishte një shaka me Quaresma. Ishim në Sauna dhe une fillova të heq mjekrën. E lashë pak dhe thashë: Nëse shënoj kundër Spanjës, nuk do ta heq mjekrën deri në fund të Kupës së Botës. Në fund më solli fat, shënova , siç bëra dhe sot. Kështu që do ta mbaj,”- ka përfunduar Ronaldo.
Kjo ishte ndeshja e dytë e kombëtares portugeze dhe goli i katërt i Ronaldos.