Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
“Mor të q**sha robt”, pas fjalorit të Ramës ndaj qytetarit, reagon Shehaj: Ai mund të ishte kushdo nga ju!
Ditën e sotme u publikua në media një bisedë telefonike ku Rama dëgjohej duke ofenduar e kërcënuar një qytetar pas mesazhit që i kishte dërguar. “Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara”, i është përgjigjur Rama-Fabian Pinderit, emigranti i cili i shkruante "boll vodhët".
Për këtë reagim banal të kryeministrit ka reaguar deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, i cili e konsideron sjelljen e Ramës turp.
“Sillet si "Intelektual", "Artist" dhe servil në kancelarit perëndimore, kurse popullin e vet e kërcënon, përqesh dhe poshtëron, si horrat”, shkruan Shehaj.
Reagimi i Agron Shehajt:
Protesto ose ngri zërin po deshe! Shikoni si reagon Rama me një qytetar që i kërkon të mos vjedhë, fiks si horrat.
Horr me kostume Brioni që sërish mbetet horr. Që ka lidhje me horra. Qeveris me horra. Ka gjuhë horrash. Sillet si horr me vartësit, median, dhe sidomos me qytetarët e thjeshtë.
Sillet si "Intelektual", "Artist" dhe servil në kancelarit perëndimore, kurse popullin e vet e kërcënon, përqesh dhe poshtëron, si horrat.
Respekt për qytetarin, turp për Ramën. Shikoni si i vërsulet qytetarit. Ai mund të ishte kushdo nga ju.