Flash News
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Mori çmim për mbështetje ndaj fëmijëve me sindromën Down, Shehaj i neveritur nga Hyseni: Jep urgjentisht dorëheqjen!
Deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se ndihet i neveritur nga gjuha e përdorur nga Alket Hyseni, i cili përdori termin “autik” kur iu drejtua Sali Berishës.
Shehaj në një reagim në Facebook tregon se çmimin më të bukur përgjatë gjithë karrierës së tij në politikë e biznes, e ka marrë për kontributin e tij për fëmijët me sindromën Down.
“E dini cili është çmimi më i bukur që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime në biznes e politikë? Vlerësimi nga komuniteti i personave me sindromën Down, dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Doën për kontributin tim për fëmijët me sindromën Doën të Fondacionit Down Syndrome Albania”, shprehet deputeti Shehaj.
Më tej ai reagon për gjuhën fyese të deputetit socialist Alket Hysenit, të cilit i kërkon që të japë dorëheqjen, ose së paku të kërkojë ndjesë publike.
“Si kontribues i hershëm i këtij fondacioni, si deputet, si qytetar, por edhe si baba, ndiej detyrën të reagoj ndaj gjuhës fyese e denigruese të deputetit Alket Hyseni.
Hyseni përdor gjendjen e të prekurve nga autizmi si formë fyese.
U ndjeva i neveritur. Jam i sigurtë që Hyseni nuk e di çfarë është autizmi, nuk e ka takuar kurrë një fëmijë në spektrin e autizmit apo me sindromën Doën dhe s’ka njohur kurrë dy prindër që luftojnë në mënyrë të vazhdueshme, për të ndryshuar mendësi si kjo e tij.
Pikërisht për këtë, ai duhet sot, së paku, të kërkojë ndjesë. Dhe, nëse i ka mbetur ndopak ndërgjegje, të japë urgjent dorëheqjen.
Nëse vendin e Hysenit do e zinte një person me aftësi të kufizuara, politika do dilte e fituar”, shkruan më tej Shehaj.