Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Mund të ndezin Luftën e Tretë Botërore”, Mali i Zi u përgjigjet komenteve të Trump, Tirana zyrtare asnjë qëndrim
Qeveria e Malit të Zi nuk e ka pritur mirë deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili pohoi se malazezët janë agresiv dhe se mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore.
Në deklaratën e publikuar të enjten, Qeveria malazeze tha se është krenare për historinë e vendit të saj dhe se aleanca e saj me SHBA-në është e fuqishme dhe e përhershme.
“Mali i Zi ka qenë vendi i parë në Evropë që i ka rezistuar fashizmit dhe sot, si anëtar i ri i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit jo vetëm në kontinentin evropian, por në gjithë botën”, thuhet në deklaratë.
“Mali i Zi është i gatshëm që me guxim të mbrojë interesat kombëtarë. Në botën e sotme, nuk ka rëndësi se sa i vogël apo i madh je, por në çfarë mase i respekton vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë”, thekson deklarata.
Në intervistën dhënë Televizionit Fox News, më 17 korrik, Trump tha se malazezët janë të fuqishëm dhe shumë agresivë dhe se ai druan se ata mund ta tërheqin aleancën e NATO-s në Luftë të Tretë Botërore.
Mali i Zi është anëtarësuar në NATO në qershor të vitit 2017, duke shënuar një kthesë historike gjeopolitike drejt aleancës transatlantike, me gjithë kundërshtimet e fuqishme të Rusisë.
Pjesë e deklaratës së kreut të Shtëpisë së Bardhë ishin edhe shqiptarët, për të cilët po ashtu tha se janë mjaft të ashpër, por deri tani Tirana zyrtare nuk ka mbajtur asnjë qëndrim sa i takon komenteve të tij.
Deklaratën e Trump për malazezët dhe shqiptarët e gjeni duke filluar nga minuta 5-16:
https://www.youtube.com/watch?v=MB8etvUSag0