Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ndeshja Skoci-Shqipëri, rreth 20 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin “Hampden Park”
Në stadiumin “Hampden Park”, do të luhet ndeshja e dytë për kombëtaren shqiptare në Ligën e Kombeve, ajo ndaj Skocisë.
I përuruar në vitin 1903, ky stadium për 50 vite me radhë ka qenë më i madhi në botë.
Në ndeshjet “derby” dhe në ndeshjet e Skocisë, ai thuajse ka tejkaluar gjithmonë kapacitetin e tij prej 52 mijë vendesh dhe ka mbajtur deri në 150 mijë shikues.
Atmosfera që krijohet aty nga tifozeria, shpesh e ka shndërruar “Hampden Park”-un si një prej stadiumeve më të frikshme për kundërshtarët, megjithatë, për fatin tonë ndoshta, mbrëmjen e sotme janë shitur rreth 20 mijë bileta.
Mes tyre, 1.000 mendohet të jenë shqiptarë të mbërritur në Skoci për të mbështetur kuqezinjtë.