Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Në publik njihen ndryshe por si i kanë nofkat pjesëtarët e familjes mbretërore
Anëtarët e familjes mbretërore në Britani janë shumë të diskutuar në mediat sociale. Fansat e tyre dinë thuajse gjithçka për ta dhe i ndjekin në çdo dalje të tyre publike. Ndoshta nuk e dinit, por anëtarët e familjes mbretërore kanë dhe nofka.
Kate Middleton quhet ‘Catherine’ në publik. Por sipas mediave britanike kunati i saj Princi Harry e quan atë ‘Cath’. Gjatë një interviste në 2012-ën,Dukesha zbuloi se më parë atë e quanin “Squeak”(Kërcitje).
Nofka e fëmijërisë së Princit William është Wombat ( një kafshë australiane) që ia vendosi princesha Diana. Në një intervistë me NBC në 2017-ën ai pranoi se kjo nofkë i mbeti edhe kur u rrit. “Nuk mund ta heq dot,” tha ai. “Gjithçka filloi kur isha 2 vjeç, gjatë një udhëtimi në Australi ndoshta edhe ngjaj me të nuk e di.”
Princi Harry sipas vëllait të tij ka plot nofka kafshësh si Ginger apo Spike. Përsëri shumë prej tyre bota nuk do ti dijë kurrë: “Shumë prej këtyre nofkave nuk mund ti them në public,” tha Princi Ëilliam kur u pyet. “Nuk është e hijshme.”
Ndërsa Mbretëresha Elisabeth II e quanin me përkëdheli ‘Lilibet’ kur ishte e vogël, ndërsa nëdokumentarin e Our Queen at 90, Kate Middleton tha se Princi George e quan mbretëreshën “Gen-Gen’.