Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Në vend të Adelës”, miku i ngushtë dhe artistët koncert humanitar në nder të moderatores së ndjerë
Moderatorja Adelajda Xhamani u nda nga jeta rreth një vit më parë, por në zemrat e miqve të saj do mbetet e pazëvendësushme.
Është gazetari, miku i saj Eraldo Rexho i cili ka organizuar në bashkëpunim me artistë të tjerë një koncert humanitar që do të mbahet me 12 nëntor te arTurbina. Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike.
Postimi i Eraldo Rexhos në Instagram:
“Jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj tek ju listën e artistëve (sipas rendit alfabetik) që do të marrin pjesë në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Unë jam me fat që ju kam të gjithëve pjesë të jetës sime. Jam me shumë fat gjithashtu që munda t’ia shoh mikes sime të dashur, Adelës, se si i shkëlqenin sytë kur këndonte këngët tuaja. Mezi pres të shoh sallën e mbushur të arTurbina të këndojnë bashkë me ju dhe me mua, këngët që ia shtojnë bukurinë Shqipërisë.
Të gjithë bashkë për vajzat, për lirinë dhe dijen, për nevojën e zërave të guximshëm. Ju presim të hënën, më datë 12 nëntor, ora 19:00 tek "arTurbina"... Biletat kushtojnë 1000 lek dhe mund t'i gjeni nga nesër, 9 nëntor, tek "arTurbina". Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike.
Kam shumë njerëz për të falenderuar, por do t’i lë për pas koncertit”