Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Në vend të puçrrës i hoqi apandesitin”, reagon bashkëshorti i deputetes së PS: Akuzë e pavend nga ish-profesori im
Pas një akuze të një qytetari, publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se mjeku i ka hequr apandesitin një pacienti në spitalin e Peshkopisë në vent të një puçrre, ka reaguar doktori Gazmend Xhembulla.
Mjeku, bashkëshorti i deputetes socialiste Almira Xhembulla, në një reagim në Facebook shkruan se se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollollit mjekësor në fuqi. Më tej ai shprehet i keqardhur për akuzën nga një ish mjek dhe ish profesor i tij.
Reagimi i Gazmend Xhembullës:
Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndjej detyrimin të jap këtë sqarim:
Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësine time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollollit mjekësor në fuqi.
Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndjej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish mjek dhe ish profesor i imi.
Që nga dita e parë e punës time si mjek, u kam shërbyer dhe u shërbej qytetarëve me profesionalizëm dhe devotshmëri, për këtë dëshmitarët më të mirë janë kolegët e nderuar dhe ata mijëra bashkëqytetarë të mitë.
Po kaq e padrejtë dhe dashakeqe është lidhja që i bëhet rastit në fjalë me punën e bashkëshortes time. Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politikë me të.
Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturave përgjegjëse që të bëjne të gjitha verifikimet e nevojshme për t'i shkuar deri në fund të vërtetës.