Flash News
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë!”
Për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Kukës, protestën e qytetarëve dhe arrestimin e tyre nga policia, ka reaguar dhe Entela Safeti Kasi, shkrimtare dhe presidente e Albanian PEN Centre.
Kasi mbështet qytetarët e Kukësit dhe protestën masive të tyre; ndërsa shton se nesër do të jetë pranë qytetarëve për t’i mbështetur.
E kontaktuar nga Politiko.al, Kasi u shpreh se nesër do të shkojë në Kukës për t'u thënë të gjithëve atyre që kanë veshë; të mos luajnë me një popullin; të cilin i kanë ngulitur thikën në diktaturë e po ashtu në tranzicion, e jo vetëm, pabesisht e pa drejtësisht!
“Nesër dua të shkoj në Kukës, për të qenë pranë qytetarëve dhe banorëve të atij vendi që në kohën e luftës së Kosovës hapi dyert e mbajti tej çdo mundësie shqiptarët e Kosovës. Nesër dua të shkoj në Kukës, qytetin e nominuar për çmimin prestigjioz Nobel për paqe, të cilit prej ditësh i kanë tronditur paqen këtë parim e vlerë të njerëzimit.
Nesër dua të shkoj në Kukës, bash atje ku si në asnjë vend të Evropës lindore shteti diktatorial ekzekutoi me varje në litar poetin Havzi Nela pasi e akuzoi edhe për terrorizëm! Nesër dua të shkoj në Kukës, për të takuar miqtë e mi pa dallim bindjesh politike e ata si gjithmonë bujarë e plot dinjitet do të më presin për kafe diku tek American Corner apo kudo qoftë në qytet.
Nesër dua të shkoj në Kukës për t'i thënë të gjithëve atyre që kanë veshë - Mos luani me një popull të cilit i keni ngulur thikën në asht në diktaturë e po ashtu në tranzicion, e jo vetëm, pabesisht e pa drejtësisht!
E nëse nesër do të arrij në Kukës atje miqtë e mi vendasit, do të më japin kopjen e vetme të romanit 'Të Korrat e Krishtlindjeve', sepse pikërisht atje ka mbetur si mur gjaku monumenti i lirisë që nuk u ndërtua dot kurrë në këtë Shqipërinë e marrë peng nga politikanët që kurrë nuk vepruan dot si burra shteti! Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë!”.
E pyetur se si e sheh arsimin dhe kulturën në Shqipëri sot, ajo u shpreh, “Për aq sa fusha ime mbetet kultura edhe arsimi më lejoni t'ju sjell në vëmendjen e secilit prej nesh pikërisht këto vargje nga WALT WHITMAN - nga vepra letrare ' FIJE BARI' "Kundërshtoni shumë, binduni pak" Se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë. Prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fitoi dot përsëri lirinë”.
Më tej shkrimtarja solli në kujtesë edhe ngjarjen e djeshme ku u ndalua profesoresha dhe studiuesja e njohur Lori Amy.
“Ajo që doja të sjell në vëmendjen e shoqërisë shqiptare dhe shoqërisë dhe klasës politike në përgjithësi është edhe çështja lidhur me Prof. Lori Amy, e ndaluar dje. Kur ndalohet një shtetase Amerikane mes Tiranës, studiuesja e njohur Lori Amy, autore e disa librave të rëndësishëm, Profesoreshë Universitetesh, aktiviste e të drejtave të njeriut, po ashtu një zë i fuqishëm për çështjet e diktaturave dhe traumave të shoqërive post totalitare, atëherë lind pyetja: - çfarë po ndodh aktualisht në Shqipërinë e vitit 2018?
Lori Amy, në vitin 2015 u shpall laureate e çmimit PEN Albania, si studiuese dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, me një kontribut të jashtëzakonshëm për traumat e shoqërive postdiktatoriale dhe krimet e komunizmit në Shqipëri dhe Evropën lindore. Mbrëmë vonë munda të komunikoj me Prof. Lori Amy, vetëm pasi ishte lënë e lirë në këtë vend ku liritë dhe të drejtat e njeriut e po ashtu siguria e jetës rrezikohen arbitrarisht nga një shtet i cili ende e sot nuk është i drejtë për të gjithë qytetarët e tij. Ajo çka ndodhi me qytetarët e Kukësit është tregues i autoritarizmit dhe rënies së demokracisë në Shqipëri”, u shpreh më tej Kasi.
Të fundit
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18