Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Ngelësa dhe katranjoza”, gazetari kundër studentëve: Mësoni, mos tymosni hashash
Gazetari Bledi Mane ka dalë kundër protestës së studentëve, të cilët kërkojnë ulje të tarifave të studimit miratuar nga Ministria e Arsimit.
I njohur për qëndrimet e tij shpesh-herë kontroverse, Mane shkruan se studentët-protestues jane shembulli me i keq i akademizmit, ata qe nuk thithin dije por thithin vetem tymin e hashashit; protestojnë këta vrasës te shkences qe neser si gjithmone me miq a me politike do sistemohen inxhiniere apo shefa urbanistike ne bashki apo institucione qendrore e do bejne kerdine porsi paraardhesit e tyre.
Megjithatë, qëndrimet e Manës janë kundërshtuar nga komentuesit, ku mes tyre është edhe Bekim Reçi. I riu i është përgjigjur konstatimeve të Manës me disa argumenta, si:”Pacientja mbeti ashtu lëndueshëm si gjithmonë sepse ambulanca nuk erdhi asnjëherë ashtu si nuk vjen në kohë gjithë vitin dhe shtëpia iu dogj hallexhiut sepse ZJARRFIKËSJA jonë nuk ka pasur ndonjëherë ujë gjithë vitin”, shkruan ai.
Statusi Blendi Manes:
TA PISH TURPIN ME HASHASH/ KATRANJOZËT PROTESTOJNË RRUGËVE TË TIRANËS
Nga Bledi Mane-Public Enemy
Erdhën nga shtëpitë me qira të Astirit, zbritën nga konviktet pa larë ende sytë, u çuan nga kafenetë ku ngrysin ditët, lanë për një çast garat me qentë te llotoja perballe, thithën pompat e fundit të kallosë, u grumbulluan te oborri i fakultetit ku nuk kishin shkelur prej muajsh dhe u lëshuan rrugëve të Tiranës.
-U bllokuam, foli shoferi i ambulancës, nuk shkojme dot shpejt ne spital.
-Pse? Pyeti rënkueshëm pacientja.
-Po protestojnë studentët ngelës. Po protestojnë katranjozët!
Turma ecte rrugeve te dhjetorit...
-U bllokuam në rrugë, fliste ne telefon i shqetesuar zjarrfikesi. Nuk mberrijme dot ne kohë.
-Pse? Pyeste i tromaksur nga ana tjeter e telefonit hallexhiu qe po i digjej shtepia.
-Po protestojnë katranjozët, studentët ngelës.
Turma vazhdonte te ecte rrugeve te dimrit...
-Gjyshi, pse po bertasin keta. Kush jane keta o gjysh? Pyeste vajza e vogel 6 vjeçare nderkohe qe bashke me gjyshin dhe me autobuzin ku kishin hipur, ishin bllokuar ne mes te rruges.
-Janë studentë dembelë, nuk mesojnë, kanë marrë nota katra, kanë ngelur në klasë!
Dhe turma vërdhonte rrugeve te metropolit...
Sot Tirana jone u kthye ne kryeqytetin më grotesk te kontinentit. Protestuan ata, jo te varferit. Jo te papunet, jo sakatet, jo te margjinalizuarit, jo gratë e dhunuara por protestuan dembelet. Katranjozet, ata qe konsumojne parate e prinderve e kurre nuk shkojne ne shkolle.
Protestojne ata qe jane shembulli me i keq i akademizmit, ata qe nuk thithin dije por thithin vetem tymin e hashashit. Protestojne keta vrases te shkences qe neser si gjithmone me miq a me politike do sistemohen inxhiniere apo shefa urbanistike ne bashki apo institucione qendrore e do bejne kerdine porsi paraardhesit e tyre. Keta qe shkerdhyen dhe gerryen malin, pyllin, shtratin e lumit. Keta qe dhane leje ndertimi apo projektuan pallate e hotele mes rërës së detit. Keta mysybeter qe firmosen menxyrat urbanistike nga Velipoja deri ne Ksamil. Protestojne arkitektet dhe inxhinieret e getove të Bathores, Kamzes, Golemit, Paskuqanit, Dajtit.
Protestestojnë këta që paguajnë nën dorë ilegalisht 300 euro për nje provim, e refuzojnë të paguajnë 5 euro legalisht pse jane ngeles per faj te tyre.
Oooooo turp, a ke turp nga mëkati?
E keni vënë re sa e shemtuar eshte Shqiperia?
Ja pra, keta qe protestojne sot, keta inxhiniere dhe arkitekte ngeles, neser do llangosin me keq kete vend.
Kjo protesta e sotme e studenteve nuk ka pikë shije. Mungonte djali i Fahri Balliut dhe Fatos Lubonja. Anallim loje!
Komenti i Bekim Reçit:
*Pacientja mbeti ashtu lëndueshëm si gjithmonë sepse ambulanca nuk erdhi asnjëherë ashtu si nuk vjen në kohë gjithë vitin.
*Shtëpia iu dogj hallexhiut sepse ZJARRFIKËSJA jonë nuk ka pasur ndonjëherë ujë gjithë vitin.
*E gjyshi i shkretë me mbesën 6 vjeçare e bëri rrugën në këmbë si çdo ditë sepse autobusi i vjen plot gjithë vitin.
*Të papunët nuk dolën sot sepse po kërkonin për një punë ditore ashtu siç bëjnë gjithë vitin.
*Sakati nuk mundi të dilte sot sepse i hoqën pensionin dhe ndihmën ekonomike dhe doli të lypte trotuarëve të bllokut aty përballë kafeve ku pin ti gjithë vitin.
TY ta shpifi Shqipëria, ndryshe nga ti unë e dua Shqipërinë.
Ty ta shpifi Shqipëria, por sot mua ma shpife ti.