Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Ngelësit që kërkon Gjermania”, studentja e mjekësisë: Jam ajo e pankartës; Përparësja e bardhë tashmë përfaqëson ikjen!
Prej dy ditësh Tirana ka gëluar nga protesta masive të studentëve të universiteteve publike, duke kundërshtuar rritjen e tarifave dhe kushtet e vështira në konvikte.
Një moment pikant i protestës ishin edhe pankartat dhe mesazhet e zgjedhura me të cilat përçonin mesazhet për “ngelësit” që protestojnë.
Dje u veçua pankarta ku shkruhej: Ngelësit që i kërkon Gjermania!
Vajza që e shkroi dhe e mbajti lart gjatë gjithë protestës së djeshme është Inva Mamica, një studente e Mjekësisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, studentja tregon arsyet pse e shkroi një mesazh të tillë dhe se pse do të vijojë bashkë me moshatarët e saj të protestojë edhe sot e në vijim.
Statusi i plotë:
Ajo e pankartës.
Unë jam studentja me përparëse që mbante mbi duar e mbi krye një pankartë të shkruar, e zeza mbi të bardhë:
Ngelësit që i kërkon Gjermania!
U bë shpejt një ironi e përbashkët e studentëve të UMT-së e jo vetëm kundrejt atyre që nuk përtuan dashakeqazi të na vulosnin termin ‘Ngelës’. Pedagogë të pakët të devotshëm që ndajnë shqetësimet e mungesave të përditshme me ne, prindër e të rinj iu bashkuan dhimbjes që përcjell ajo shprehje duke kundërshtuar fortësisht damkën që pushtetarët synojnë të na vënë nga karriget e ngrohta e prezantimet e hoteleve me 5 yje.
E dini cdo të thotë ngelës? Një njeri që nuk bën një çap përpara, nuk lufton për idealet dhe dinjitetin e tij duke iu nënshtruar fatit, kohës e vështirësive. Vetëm ai njeri ngel, sepse vetëm ai njeri nuk rritet në vlera që nuk mund të fitohen ndryshe veçse duke i kërkuar.
Ajo shprehje nuk është e thjeshtë për ta formuluar por ështe e shpejtë për ta menduar. ‘Ishte e gjetur, e goditur, nona fare’-tha shumëkush. ‘Më erdhi në mendje me shpejtësinë e një psherëtimë’-sepse kjo përparëse që ne veshim nuk përfaqëson më mjekësinë, por ikjen! Ikjen drejt asaj cfarë synon të plotësojë atë që u la bosh n’zgavër të kraharorit pasi bëmë shenjën e shqiponjës ne dy duar. E thëne ndryshe, idealet, ëndrrat dhe shpresat që sakrificat tona do i shkëmbejnë me realitet në vend të huaj por hakdhënës.
Por nesër unë do të dal përsëri, kësaj rradhe me një pankartë tjetër që do rrijë shtrënguar mbi duar që ndeshin shumë pankarta fqinjë me thirrje që nuk synojnë tjetër përpos, një arsimimi dinjitoz që nesër të ngremë bazat e një shoqërie që do dimë ta shohim në sy.