Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
“Ngërçi për ministrin”, Edi Rama: Metës do i dërgoj sërish emrin e Sandër Lleshit
Kryeministri Edi Rama tha se nuk e priste që Presidenti Ilir Meta të mos e dekretonte Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm.
“Jo fare, as më ka shkuar në mend”, tha Rama në emisionin ‘Real Story’.
I pyetur nëse refuzimi i kreut të shtetit për Lleshin ka ardhur për shkak të gradës Gjeneral, Rama tha se “nuk ka asgjë të tillë dhe Presidenti nuk më ka thënë asgjë të tillë”.
Më tej, Rama tha se presidenti nuk ka kompetenca për të mos e dekretuar një propozim të kryeministrit. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu, se nga hulumtimi që Presidenca ka bërë për Sandër Lleshin gjithçka ka rezultuar e bardhë.
“Nuk më ka paraqitur arsye që do të konsideroheshin arsye që bien ndesh me kriteret për t’u zgjedhur deputet.
Zyra e Presidentit ka bërë hulumtimit më të thellë në historinë e Republikës. Di që në historinë e Republikës tonë parlamentare ka bërë hulumtimin më të thellë. Dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë”, tha Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se ditën e nesërme do t’i dërgojë sërish për dekretim emrin e Sandër Lleshit.
“Nesër do i dërgoj presidenti dekretit ku përsëri do ti propozoj dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit ministër i Brendshëm me një letër apo relacion shpjegues”, u shpreh Rama.