Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Numri i lartë i turistëve, hapen tri qendra shëndetësore në Vlorë
Tri qendra shëndetësore me shërbim 24 në 7 ditë janë hapur prej 1 qershorit në bregdetin e Vlorës si një prej qyteteve që pret numrin më të lartë të turistëve përgjatë sezonit turistik. Ata janë ngritur në plazhin e Ri, plazhin e Vjetër dhe në Zvërnec.
Mjekja Elona Gjergji, me shërbim pranë qendrës shëndetësore në plazhin Vjetër, thotë se aty ofrohet shërbim ambulator, ndërsa janë pajisur me te gjitha mjetet dhe barnat e nevojshme për ndihmën e parë.
“Shërbimi ka filluar që me datën 1 qershor dhe do të jetë deri më datë 15 shtator. Është një shërbim 24 orësh, ku janë dy mjekë dhe infermierë", u shpreh mjekja Elona Gjergji për Ora News.
Sezoni turistik ka nisur, por në bregdet ende nuk flitet për fluks pushuesish edhe për shkak të motit të paqëndryshëm që ka karakterizuar këto ditë. Ndaj gjatë kësaj periudhe pacientët që kanë shfrytëzuar këtë qendër shendëtësore janë më së shumti banorë të zonës se pushues.
"Deri tani shumica kanë qenë banorë të zonës, pushues kanë qenë shumë më pak sepse edhe numri i tyre ka qenë i pakët”, shtoi më tej Gjergji.