Flash News
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ornela Vorpsi: Njohja me Edi Ramën dhe arsyeja se pse Letërsia ime nuk shkruhet në shqip
Edhe pse nuk shkruan në gjuhën shqipe, në librat e vet ajo udhëton në kohë të jetuara në këtë vend. Udhëtimi bashkë me nënën dhe gjyshen, për të takuar babain në burgun e Spaçit, duket se ka lënë gjurmë në kujtesën e saj. Këtë takim të paharruar, Ornela Vorpsi e ka rrëfyer në një fragment të librit “Vendi ku nuk vdes kurrë”.
E ftuar në takimet 'Letërsia dhe Qyteti', përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar rrugëtimin e saj nga Akademia e Arteve Brera në Itali, drejt Parisit ku sot jeton me bashkëshortin dhe vajzën.” “Shqipëria që kam jetuar me nënën time, ishte një vend i vështirë. Ishte e rëndësishme të tregoja atë periudhë. Një Shqipëri, lakuriqe. Me librin e parë, kam plagosur edhe familjen time, “Vendi që nuk vdes kurrë”. Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më erdhi kaq organike në italisht”, u shpreh Vorpsi. Shkrimtarja ka folur për lidhjen me nënën, një lidhje që është zhvilluar në mënyrën sesi ajo ka trajtuar femrën në letërsi dhe arte pamore.
Kohë më parë në një gazetë franceze do të botohej një foto e nënës së saj nuse, përballë pasqyrës. “Kjo është një fotografi që më magjeps”. Një foto që të kujton orët para pasqyrës të çdo vajze në Shqipërinë e para viteve ’90-të, veshur me fustanin e bardhë dhe me lule në duar, duke parë në pasqyrë reflektimin e vetes, para se jeta e saj të ndryshojë përgjithmonë. Është një foto e nënës suaj. “Me kalimin e kohës një njollë ngjyrë kafe filloi të shfaqej në foto, duke mbuluar fytyrën e nënës sime lehtë. Kjo pasi, kishte lagështi në dollap. Sa herë shoh këtë foto më vjen të qaj, duke imagjinuar kohët sesi flokët e saj do të shndërroheshin në gri”, shprehet Vorpsi.“Kam dashur nënën time si asnjë tjetër në botë. Ajo ishte ZOTI…Shoh nënat shqiptare. Unë kisha një nënë me natyrë sunduese. Unë isha “pronë private” e saj, bëja ç’thoshte. Një nënë autoritare. U rrita vetëm me të” vazhdon ajo. Lidhja me artin ka ndodhur herët tek ajo. Rënia e komunizmit ia bëri më të lehtë rrugën drejt studimeve, si vajza e një të burgosuri politik. “Kam qenë jashtëzakonisht e dhënë pas artit dhe letërsisë. Kisha ambicie. Por pastaj, vajzën e bëra dhe nga frika. Dhe sa lindi vajza ime, doja pastaj gjithë fëmijët e botës. Sot e di, kam krijuar me të një relacion, që nuk është njëlloj si ai i imi me nënën time”, tregon Ornela.
Shkrimtarja ka treguar raportin me gjuhën shqipe, duke e quajtur si një gjuhë që e çon tek kujtimet e trishta, dhe dhembja. E shkruara i ka ardhur natyrshëm në gjuhë të huaj, dhe thjesht ka vazhduar të shkruajë. “Besoj se po të shkruaja ato që kam shkruar në gjuhën shqipe, e gjitha do ishte shumë më e dhimbshme dhe thuajse e pamundur. Sepse gjuha shqipe për mua është gjuha që mbart fëmijërinë. Unë u rrita në atë vend dhe në njëfarë mënyre jam e konstruktuar në atë vend, jam thellësisht e tërësisht shqiptare”, thotë Vorpsi.
I kujtohet se nisi të shkruajë ashtu thjesht në një bar kafe në Paris. “U ula, aty më erdhën mendimet. Isha 29 vjeç. Aty bëra paragrafin e parë, rë romanit tim të parë. Kur kam qenë e vogël kam shkruar dhe në shqip, por nuk i kam dhënë rëndësi të shkruarit. Kam shkruar te Revista “Pioneri” kur babai im ishte në burg”, u shpreh Vorpsi.
Fakti që gjatë këtyre viteve nuk ka prezantuar veprat e saj në Shqipëri vjen pasi nuk ka pasur asnjë ftesë. “Unë kurrë nuk e kam snobuar Shqipërinë. Përkundrazi, Shqipëria më ka snobuar. Më kanë ftuar gjithandej në botë për të folur dhe kam qenë e hapur. Në Shqipëri, jam ftuar vetëm njëherë nga Jonila Godole dhe kam ardhur. Sot është hera e dytë me ftesën për këtë ekspozitë në COD dhe sërish kam ardhur. Unë e ndjej veten 100 përqind shqiptare”, tregon Ornela Vorpsi.
E njohur për lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve. “Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”
Të fundit
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18