Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Papa Françesku: Kisha Katolike e ka injoruar problemin e pedofilisë
Papa Françesku kërkoi sot falje për krimet e lidhura me abuzimet me fëmijët dhe mbulimin e bërë nga kisha katolike duke pranuar se dhimbja e viktimave ishte injoruar për një kohë të gjatë apo ishte mbajtur në heshtje.
Kjo deklaratë më fjalë të ashpra erdhi në kuadër të pelegrinazhit që do të zhvillojë Papa Françesku më 25-26 gusht në Irlandë, një prej vendeve të tronditura nga skandalet me abuzime seksuale nga ana e klerit dhe e ndjekur nga një ekspozim i pedofilisë së priftërinjve në SHBA.
“Pikëllimi i thellë i këtyre viktimave, që bërtet në drejtim të parajsës, është injoruar për një kohë të gjatë, është lënë mënjanë ose është mbajtur në heshtje”, deklaroi papa Françesku në një Letër për Njerëzit e Zotit, një adresim i rrallë që i drejtohet 1,3 miliardë besimtarëve katolikë në gjithë botën.
Më 17 gusht, një gjykatë e Pensilvanisë, bazuar në arkivat e fshehta të kishës amerikane, cilësoi 301 priftërinj të këtij shteti si të akuzuar në mënyrë të besueshme për abuzime seksuale me fëmijët dhe akuzoi liderët për mbulim të vazhduar të krimeve të tyre.