Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Pas humbjes së Kombëtares, Panuçi gjobitet nga gjykata italiane
Pas kritikave të humbjes së Kombëtares shqiptare, trajneri Cristian Panuçi po kalon një moment tjetër tepër të vështirë, pasi gjykata italiane e ka gjobitur.
Bëhet fjalë për një gjyq në lidhje me disa foto të bashkëshortes së Françesko Totit, të cilat janë publikuar në revistën “Oggi”, kur ajo ishte në Maldive në vitin 2011.
Alesio Çiçero është personi i akuzuar se i ka bërë dhe i ka shitur ato foto dhe ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore, ku ditën e djeshme duhet të dëshmonte edhe trajneri kuqezi Cristian Panuçi.
Panuçi ka qenë me pushime në Maldive gjatë atyre ditëve dhe është thirrur nga gjykata e Trapanit si dëshmitar, Mirëpo nuk është paraqitur në gjyq dhe është gjobitur me 250 euro.
Gjykatësi ka vënë datën 21 nëntor për trajnerin e Kombëtares që të shkojë dhe të dëshmojë.