Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Pas sulmeve ndaj Veliajt, LGBT i kërkon sqarime Bashës: A mendon PD-ja se homoseksualizmi është sëmundje?
Debati për përfshirjen e diskutimeve të hapura në lidhje me bullizmin dhe diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në gjimnazet e Tiranës, ka vazhduar edhe në disa emisione televizive.
Nisur nga qëndrimi i dy përfaqësuesve të Partisë Demokratike, si: deputeti Tritan Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Dritan Shano që mbrojnë tezën se homoseksualiteti është sëmundje dhe “akt shkatërrues i manipulimit dhe përdhunimit të mendjes dhe shpirtit të fëmijëve”, organizatat Aleanca për Mbrojtjen nga Diskriminimi LGBT dhe Pro LGBT, i kanë nisur një kërkesë për informacion kryetarit të PD në lidhje me qëndrimin zyrtar të kësaj partie: A mendon zyrtarisht PD se homoseksualizmi është sëmundje?
Pyetja e komunitetit LGBT ndaj Partisë Demokratike, vjen menjëhere pas sulmeve ndaj kryebashkuakut Erion Veliaj, ku hidhnin dyshime nëse janë mbjellë 100 mijë pemë në Tiranë.
Letra e komunitetit LGBT:
Drejtuar: Partisë Demokratike të Shqipërisë,
Kryetarit, z. Lulzim Basha
Tirane, 27/03/2018
I nderuar z. Basha,
Bazuar në legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit në Republikën e Shqipërisë, po sidomos bazuar në interesin e lartë publik, po ju dërgojmë përmes këtij dokumenti kërkesën tonë zyrtare për të na kthyer një përgjigje për cështjen si më poshtë vijon:
Në emisionin “Pasdite në Top Channel” shfaqur në televizonin kombëtar Top Channel, deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, z. Tritan Shehu e konsideroi komunitetin LGBTI si jo normal duke aluduar se të qënit homoseksual (gej, lezbike, biseksual/e, transgjinorë) është një gjëndje jo normale, pra patologjike, ose sëmundje. Më konkretisht, duke iu referuar Planit Kombëtar të Masave për LGBT miratuar me vendim të qeverisë në 2016 z. Shehu u shpreh në transmetimin e datës 26 Mars të emisionit në fjalë se:
“Ky protokoll synon të krijojë disa keqorientime të adoleshentëve”. Më herët në rrjetet sociale z. Shehu u shpreh: “Kjo është një precedencë e rrezikshme në të gjitha planet, që mund të shtyjë drejt devijimit nga norma të prirjeve seksuale të këtyre fëmijëve akoma adoleshentë”.
Edhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë shprehur me tone që në rast se nuk shpjegohen më tutje, rrezikojnë të krijojnë përshtypjen sikur në Partinë Demokratike mbizotëron mendimi se të qenit LGBT është në vetvete një sëmundje, apo po të përdornim fjalët e deputetit Shehu: “devijim nga norma”, pra jo normale.
Për këtë arsye, pyetja për të cilën ne kërkojmë zyrtarisht një përgjigje nga ana juaj, për të sqaruar sidomos komunitetin LGBT që voton partinë tuaj është:
- A mendon zyrtarisht PD se homoseksualizmi është sëmundje?
Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin ju urojmë punë të mbarë,
Aleanca Kundër Diskriminimit Pro LGBT
Rr. Mine Peza, Private 62 Rr. Mine Peza, Nr. 208
Tiranë Tiranë