Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pas tri dështimesh, Darian Pavli zgjidhet përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut
Darian Pavli është gjyqtari që do të përfaqësojë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pas tre refuzimesh. Lajmin e bën të ditur deputeti Ervin Bushati në një reagim në Facebook.
“GJYKATA E STRASBURGUT: NJË PËRFAQËSUES TË RI NGA SHQIPËRIA.
Asambleja Parlamentare ne Strasbourg votoi sot per gjyqtarin e Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
Shqiperia kishte paraqitur tre kandidate te cilet u perzgjodhen nga nje proces i brendshem i hapur dhe trasparent.
Asambleja vleresoi procesin dhe votoi per gjykatesin e ri te Shqiperise ne GJEDNJ.
I urojme suksese Z. Darian Pavli i cili do kontriboje gjate viteve te ardhshme ne punen e gjykates dhe ne permiresimin e te drejtave te njeriut ne Evrope.
Shqipëria do të vazhdoje angazhimin e saj ne Keshillin e Europes duke promovuar te drejtat e njeriut ne mbarë kontinentin tonë e më gjerë”, shkruan Bushati.