Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
PD denoncon skandalin: Blerina Gjylameti dhe zv.ministri i Ramës synojnë ta kalojnë me heshtje
Politiko.al ka sjellë në vëmendje prej ditësh rastin e studiuesit, Taulant Muka, i cili denoncoi deputeten socialiste, njëherësh kryetaren e PS për qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti , bashkë me zv.ministrin e Arsimit Ervin Demo se kanë kopjuar artikujt e publikuar në revista të huaja, për punimet e doktoraturës.
Sot, Partia Demokratike, përmes deputetit Luçiano Boçi doli në një deklaratë për mediat dhe kërkoi reagimin e dy zyrtarëve, të cilët deri tani kanë heshtur përballë këtij denoncimi.
“Denoncoj një skandal ku janë përfshirë një deputet i PS dhe një zv.ministër i Arsimit. Një skandal që po synon të mbulohet me heshtje. Prej disa ditësh është bërë i njohur denoncimi, i studiuesit Taulant Muka lidhur me një botim plagjiaturë që mban nënshkrimet e Blerina Gjylametit dhe Ervin Demos.
Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë” botuar në 2011 nuk është punë e tyre origjinale, por kanë përvetësuar punën e tjerëve pa cituar burimin origjinal dhe duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale. Ministria e arsimit ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve publike të studiuesit Muka, por edhe interesimit të medias”, u shpreh Boçi.
Ai përmendi edhe rastin e djeshëm, kur Gjylameti uron studentët në ditën e parë të vitit akademik.
“Deputetja që sot mban postin si koordinatore e Ramës për bashkëqeverisjen, as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet për vjedhjen e punimit të të tjerëve, por vijon të japë leksione si qeveriset, madje në ditën e parë të vitit akademik, merr përsipër të urojë studentët”, tha deputeti, i cili e mbyll fjalën e tij me rastet e politikanëve të huaj, përfshirë ministra dhe kryeministra që kanë dhënë dorëheqjen kur janë akuzuar për vepra të tilla, raste të publikuara pak ditë më parë edhe nga politiko.al.
“Heshtja tregon qartë se në çfarë derexheje ka rënë arsimi në Shqipëri. Në Evropë ka me dhjetëra raste që zbulimi i plagjiaturave ka shkatërruar karriera politike deri te kryeministra dhe deputetë”, u shpreh Boçi.