Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
PD thellon dyshimet: A ka qenë Balla dhe Bego në Korfuz në të njëjtën kohë?
Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet Gazment Bardhit për të thelluar dyshimet dhe akuzat ndaj Taulant Ballës, deputet i PS, për lidhjen që ai ka me Edmond Begon, ish-dënuar për trafik droge, i arrestuar së fundmi në Greqi.
Bardhi kërkon nga Policia e Shtetit që të sqarojë se mbi cilin urdhër e ka arrestuar Begon, në një kohë kur autoritetet shqiptare pretendojnë se ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu, Bardhi kërkon edhe verifikimin e sistemit TIMS për të konfirmuar nëse Balla dhe Bego kanë qenë në Korfuz në të njëjtën kohë.
Reagimi i Gazment Bardhit:
U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!
Mqs u zgjua, a mund te na thote: Policia greke me cilin emer dhe mbi bazen e cilit urdher kerkimi nderkombetar e ka arrestuar? Pse e mban ende ne burg?
Dhe mqs i ka hyre verifikimit te sistemit TIMS, te na thote mos ka qene edhe Taulant Balla per pushime ne Korfuz ne te njejten kohe?!
Shpresojme qe per pergjigjen e radhes qytetaret te mos presin edhe 2 dite te tjera!