Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pedagogu i gazetarisë i bën thirrje Fevziut, Ballës, Tares dhe Vasilit: Mos u bëni palë me pushtetin, ruani interesin publik
Në protestën e mbajtur pasditen e sotme për Teatrin Kombëtar, pedagogu i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Ervin Goci i ka bëri thirrje gazetarëve Blendi Fevziu, Sokol Balla, Eni Vasilit dhe Ilva Tares që nëse do të bëjnë emision sa i takon çështjes së Teatrit duhet të thërrasin në studio të gjitha palët.
Kjo është përgjegjësi profesionale dhe njerëzore tha Goci duke u kërkuar që të mos bëhen palë me pushtetin. Pedagogu u kërkoi gazetarëve që të ruajnë interesin publik sepse e kanë detyrë profesionale dhe detyrë etike.
“Unë i bëj thirrje Blendi Fevziut, Sokol Ballës, Eni Vasilit, Ilva Tares, të gjithë që kanë emision prime-time, mos merrni individë që flasin para pasqyrës dhe fillojnë përkëdhelin veten dhe thonë sa i bukur jam, sa bukur kam dal. Mos i lejoni këta njerëz të dalin përballë. Keni përgjegjësi publike. Ju nuk keni për të marrë lekë nga publiku, sepse nuk ju takon, po keni përgjegjësi publike sepse keni marr licencë për të informuar publikun.
Në qoftë se ju do të bëni emision për teatrin duhet të thirrni të gjithë aktorët, palët. Le të dali Erion Veliaj përpara një aktori, ai nuk guxon. Kemi vajtur në Këshillin Bashkiak, nxori atë që ne i themi Mazniku. Ka bërë çdo lloj debati, ka nxjerrë Maznikun, është xholi që e hedhin ngado dhe nuk dalin përballë me njerëzit. Imagjinoni çfarë komunikimi publik kanë këta.
Duhet të bëni shumë kujdes sepse kjo është përgjegjësi profesionale dhe njerëzore. Mos u bëni palë me pushtetin. Ruani interesin publik sepse e keni detyrë profesionale, detyrë etike dhe unë këtë e di më mirë se jam pedagog në Departamentin e Gazetarisë”, u shpreh pedagogu Ervin Goci.