Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pedagogu i njohur sfidon kryebashkiakun: Kam 17 vjet që kam hequr dorë nga politika, por marr më shumë ‘like’ se Erion Veliaj
Pedagogu i njohur, njëherësh gazetar dhe moderator, Erion Kristo duket se i ka hapur sfidë kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘ora news’, ai u pyet se si ka mundësi që ka aq shumë interaktivitet dhe reagime në rrjetet sociale, sapo ai poston një koment.
“Po, unë marr më shumë ‘like’ në ‘facebook’ se Erion Veliaj, modestish. Njerëzit kanë qejf dhe duan të dinë të vërtetën, pavarësisht se i tremben asaj. Shpesh herë bashkohen me të vërtetën dhe kanë një lloj orientimi dhe kur bëhet me çikë dashuri e pa hile”, u shpreh Kristo.
I pyetur se në cilën rrymë është i orientuar kur komenton ngjarjet e aktualitetit, pedagogu tha se ka 17 vjet që ka hequr dorë nga politika.
“Kam 17 vjet që kam heq dorë nga politika dhe jam mirë me shëndet. Nuk jam kundër rrymës por ca gjëra që duhen thënë duhen thënë, detyrohem t’i them se nuk i thotë dikush tjetër.
Jam aktiv dhe më tepër meditativ, tip dembeli. Por është më shumë kam nevojë për të analizuar dhe bluar gjëra. Po të më lësh i qetë, e kaloj kohën me muzikantët dhe shkrimtarët, apo piktorët më të mëdhenj të botës”, tha Kristo.