Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pedagogu publikon mesazhin e një "ngelësi": Si mund të bëhet fëmija i një bukëpjekësi me shkollë të lartë?!
Politiko
6 Dhjetor 2018, 17:07
Pedagogu i Gazetarisë Ervin Goci ka publikuar një mesazh të një studenti që ka ngelur disa herë në një provim, duke treguar se si janë të dënur të përballen me kushtet e fakultetit.
Veç mungesës së laboratorëve, studenti përballet dhe me sjelljen e pedagogëve që i japin mësim.
Mesazhi i studentit publikuar nga Ervin Goci:
Nje ngeles me shkruan ne inbox..
"Eshte e turpshme qe në vit te 5 te fakultetit une mesoj akoma si te pipetoje sepse shkolla ska as laboratore asgje vetem disa pipeta te qelbura, qe behet vetem 1 eksperiment nga zysha se ska praparate, qe librat merren me emra dhe liste se ta tregon zysha po se bleve, ndersa po e bleve s’ke as rritje note asgje. Se vjen pedagogu plak qe duhet te kishte dale ne pension me vite dhe thote si mund te behet femija i nje bukepjekesi me shkolle te larte."