Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Përballja Shqipëri-Izrael, dalin në shitje biletat e ndeshjes
Shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eliminatore Shqipëri-Izrael kanë nisur për kompeticionin e UEFA Nations League, e cila do të luhet në datën 7 Shtator.
Prej disa javësh shitja ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së në internet.
Për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare në 7 shtator, të drejtohen në të gjitha pikat e mëposhtme, për të siguruar një vend në “Elbasan Arena” për sfidën e parë në UEFA Nations League të kuqezinjve.
Shitja e biletave do të bëhet në pikat e poshtëshënuara:
- Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit/ Nga e hëna në të diel/ Ora 08:00-20:00
- Tiranë: Biletaria pranë stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të diel/ Ora 12:00- 18:00
- Durrës: Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana/ Hapur prej datës 27 Gusht- 7 Shtator/ Ora 09:00-13:00
- Korçë: Kancelaria përballë Kinema Millenium/ Nga e hëna në të diel/ Ora: 09:00-21:00.