Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Avokado është një frut i mbushur me yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë. Ai është i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore të cilat ndihmojnë në riparimin e lëkurës dhe zvogëlojnë rrezikun e inflamacionit të lëkurës. Avokado mund të përdoret si balsam i mirë për lëkurën dhe flokët. Ja disa përdorime të dobishme të avokados në pamjen e jashtme:
Heq lëkurën e thatë: shtypni një gjysmë avokadoje të pjekur shumë, deri sa të bëhet një masë vajore. Ajo do të heqë lëkurën e thatë dhe do ta mbajë fytyrën të hidratuar.
Trajton djegien nga dielli: mos përdorni krem kundra diellit nëse jeni djegur. Një avokado do të ndihmonte për zbutjen e lëkurës së përflakur dhe do ta qetësonte atë.
Maskë anti-rrudhë: vitamina E në avokados ndihmon në reduktimin e radikaleve të lira që kontribuojnë në shenjat e plakjes dhe rrudha.
Maskë për flokët e dëmtuar: avokado nuk është një produkt i mirë vetëm për lëkurën. Të njëjtat vajra ushqyes dhe maska me avokado mund të përdoren edhe për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Avokado ndihmon gjithashtu në forcimin e ngjyrës së flokëve.