Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Fitness-it, Gentiana Beqa rrëmben medaljen e argjendtë
Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, ka triumfuar në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it në Ligën Profesionale për femra “IFBB Elite Pro World Championship", në Pekin.
Ajo mori medaljen e argjendë me pikë të barabarta me vendin e parë, brazilianen Angela Borges.
Kështu ajo sportistja Beqa arriti të triumfonte për herë të pestë rradhazi.
Ajo është shpallur edhe Kampione Bote si përfaqësuese e Kosovës, por dëshira e saj ishte që në Kinë të debutonte me ngjyrat kuq e zi, meqenëse para disa muajsh ka fituar shtetësinë si qytetare shqiptare.
Në botërorin e rradhës që do të zhvillohet në muajin Maj 2019 do të vazhdojë pregatitjet me stërvitje nga dy trajnerët e saj, Asdren Ahmeti dhe Elvin Beqa, për të qenë pretendente e Medaljes së Artë.