Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përfundon ndërtimi, një rrugë e re lidh Shqipërinë me Kosovën
Kosova dhe Shqipëria lidhen tashmë edhe përmes rrugës së Borjes, ku është edhe pika e kalimit kufitar pranë fshatit Glloboçicë në Kosovë.
kjo pikë kufitare shërben për kalim të këmbësorëve dhe shfrytëzohet nga banorët në të dy anët.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se për të lidhur këto dy anë të kufirit kanë investuar qeveritë e të dy vendeve.
Nga ana shqiptare gjatësia e rrugës Borje deri në pikën e kalimit kufitar është 2,5 km ndërsa në pjesën e Kosovës aksi është rreth 1.4 km dhe tashmë ka përfunduar.
“Investimi në zonën e Borjes është me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati, për shkak të pozicionit gjeografik që ky fshat ka në raport me fshatrat e tjerë të zonës së Kukësit. Më konkretisht, fshati Borje ndodhet rreth 32 km larg nga qyteti i Kukësit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në rrjetin social Facebook.