Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Përplasja me Trump, Gjykata rikthen gazetarin e CNN në Shtëpinë e Bardhë
Në SHBA, një gjykatës federal vendosi që korrespondentit të rrjetit CNN, Jim Acosta, t’i rikthehet përkohësisht akreditimi pranë Shtëpisë së Bardhë.
CNN tha se kjo ishte një fitore e parë në çështjen gjyqësore që nisi disa ditë më parë. Gazetari Acosta falenderoi gjykatësin Timothy Kelly për vendimin dhe tha se tani do të kthehej përsëri në punë.
Avokatët e rrjetit CNN thanë se në javët be ardhshme do të ketë seanca të tjera gjyqësore, ku do të vendoset për aspekte të tjera të padisë së rrjetit mediatik kundër administratës së Presidentit Trump, raporton Voa.
Administrata e presidentit Trump javën e kaluar i hoqi akreditimin gazetarit Acosta pasi ai i drejtoi një seri pyetjesh presidentit duke i kërkuar sqarime se përse kishte cilësuar karvanin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që po i afrohen Shteteve të Bashkuara si një "pushtim".
Çështja në fjalë shihet si një provë e rëndësishme për lirinë e shtypit në SHBA që mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës.