Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përplasja në OKB; Behgjet Pacolli publikon mesazhin me kryeministrin e Marokut: A ka diçka të re? Një takim 5 minutësh?
Kryeministri i Marokut, Saadeddine Othmani dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, u takuan dy ditë më parë në selinë e OKB-së, por ky takim u bë shkak për përplasje midis dy shteteve, ndonëse ato nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Pacolli deklaroi se kishte kërkuar nga Othmani njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve, ndërkohë që kryeministri maroken reagoi duke thënë se ministri kosovar ishte ulur në tavolinë i paftuar dhe se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës nuk ka ndryshuar.
Kjo përplasje bëri bujë në mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, të cilat i referoheshin deklaratave të të dyja palëve.
Ndërkohë, ministri Pacolli ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer në ‘Ëhatsapp’ me kryeministrin e Marokut. Duke sulmuar pa shkak mediat, Pacolli përkthen edhe bisedën që ka zhvilluar në arabisht me Othmanin, i cili pranon të takohet me të, ndryshe nga sa ka deklaruar në ‘Tëitter’.
Reagimi i Behgjet Pacollit:
E vërteta me Kryeministrin e Marokut është ndryshe nga ajo e reflektuar nga disa mediume Kosovare. Unë dje kisha takim të akorduar, me shkrim, me Kryeministrin, (shifni poshtë);
Sidoqoftë metri diplomatik nuk ka krahasim me metrin mediatik.
—————————————
Ne e pyesim, via sms, Kryeministrin;
“A ka dicka të re? Nje takim i shkurtër 5 min?”
Përgjigja e Kryeministrit;
“Tani jam në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, ulur përballë sallës së konferencave nr. 4, nëse ke kohë mund të takohemi”