Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Po mblidhnin bimë medicinale, arrestohen 6 shqiptarë në Greqi
Policia greke ka arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë të cilët u kapën duke mbledhur bimë medicinale, ndërkohë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.
Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, u arrestuan teksa po ktheheshin në Shqipëri me sasinë e bimëve të mledhura me peshë 132 kg, të cilat po i transportonin me mushka.
Sipas policisë, bimët aromatike-medicinale ishin mbledhur në malin e Gramozit, në lartësinë 1.800 metra dhe sasia u sekuestrua nga policia greke.
Të arrestuarit, i’u përkasin moshave 24 deri në 52 vjeç, dhe do të dërgohen në prokurorinë e Kosturit.