Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Policia si ‘thembra e Akilit’ për socialistët, rokadat që nuk sollën ndryshime
Policia ka qenë një nga çështjet që socialistët në këto 5 vite nuk kanë gjetur rehat. Plotë tre drejtorë të Përgjithshëm janë zëvendësuar, tre drejtues të lartë janë në kërkim, afro 130 figurojnë në listën e SHISH si të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit ndërkohë që ngjarjet e fundit mund ta shtojnë edhe më shumë listën e mësipërme. Fytyrën e re policisë, siç e quajtën fillimisht socialistët, menduan t’ia jepnin me Artan Didin. Por ky i fundit u largua nga posti pas skandalit të fshehjes së urdhër–arrestit ndërkombëtar të Mark Frrokut. Pasuesi i tij ishte Haki Çako, por edhe ky u largua pasi ndryshoi komanda e ministrit të Brendshëm. Çako mori me vete edhe ‘fajin’ për kanabizimin e vendit. Ardi Veliu është drejtori i tretë, për të cilin Fatmir Xhafaj hapi garën pasi fillimisht nuk kishte as gradën për të qenë në krye të policisë. Nga ‘policia e Tahirit’, sot janë tre drejtues të lartë të shpallur në kërkim si të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike ndërkohë që në një listë të SHISH rezultojnë afro 130 drejtues dhe punonjës policie të implikuar në kultivim dhe trafik droge. Plagën e hapur nga Saimir Tahiri në uniformat blu, Rama mendoi ta zëvendësonte me Fatmir Xhafajn. Ky i fundit, në prill të vitit të kaluar, me një të rënë të lapsit lëvizi thuajse të gjithë drejtorët dhe drejtuesit e lartë të policisë. Rokada e Xhafës vijoi edhe në momentin që u rikonfirmua në krye të ministrisë së Brendshme me mandatin e dytë të Ramës. Por duket se as kjo nuk e ka zgjidhur problemin. Në intervistën që PD publikoi sot, Albert Veliu përmend tre emra punonjës policie që sipas tij janë të afërt me Agron Xhafajn. Tre drejtuesit e policisë të shpallur në kërkim për dosjen ‘Habilaj’ Jaeld Çela, ish–drejtor i policisë së Vlorës Sokol Bode, u emërua komandant i postës së kufirit në Dhërmi të Vlorës në fund të vitit 2014. Gjergj Kohila, Shefi Hetimit të Krimit të Organizuar, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës. Emrat e policëve që përmend Albert Veliu si të lidhur me Agron Xhafajn Ermal (por nuk identifikohet) Drejtori i policisë Vlorë Drejtori i Krimeve, Vlorë Emrat e drejtuesve dhe efektivëve të policisë që janë në raportin e SHISH Romeo Gjolleshi, në atë kohë ishte efektiv i Policisë së Shtetit, inspektor krimesh DPQ Korçë. Nail Trota, në atë kohë jemi informuar se ishte efektiv i strukturave të policisë së kufirit dhe migracionit në DVP Kukës. Agim Jongari, punonjës policie në Komisariatin e Divjakës. Mojsi Sula, në atë kohë me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Krujë. Ilia Muça, në atë kohë shefi policisë Fushë-Krujë. Afrim Tafa, në atë kohë detyrë drejtor i DVP Berat. Ylli Vata, në atë kohë me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Kurbin. Fran Leka, në atë kohë me detyrë inspektor rendi në zonën e Rubikut. Arjanit Arapi, në atë kohë me detyrë drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër. Haki Hasanbega, me detyrë Shefi i Komisariatit të Tepelenës. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë. Shkëlqim Hyseni, në atë kohë me detyrë inspektor rendi (në zonën e ish-komunës Gusmar), DVP Gjirokastër. Jeald Çelaj, në atë kohë drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë Renato Memetaj, në atë kohë efektiv i DVP Vlorë. Vasil Çela, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Tropojë. Naim Osmani, ish shef i Komisariatit të Policisë Tropojë në atë kohë efektiv i DVP Gjirokastër. Masar Gjoka, në atë kohë shef Nënstacionit të Policisë Klos. Sokol Doçaj, në atë kohë me detyrë punonjës i policisë kriminale pranë Komisariatit të Policisë Shkodër. Gjin Doçaj, në atë kohë me detyrë inspektor i policisë së rendit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër. Arben Islami, në atë kohë efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë. Bib Luka, në atë kohë efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë. Ylli Vata, në atë kohë me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Kurbin. Fran Leka, në atë kohë me detyrë inspektor rendi në zonën e Rubikut. Ndrec Ndreca, në atë kohë efektiv në postën e policisë së Mamurrasit, Komisariati i Policisë së Kurbinit. Klemend Haxhiu, në atë kohë punonjës policie në zonën e Poliçanit. Dhurim Rapo Çenko, në atë kohë efektiv i DVP Gjirokastër. Valbona Neim Aliaj, në atë kohë me detyrë shefe e sektorit të kundër krimit ekonomiko-financiar në DVP Vlorë Nesim Hasani, në atë kohë efektiv i DVP Berat, me detyrë inspektor zone. Maksim Meço, në atë kohë me detyrë inspektor i policisë së rendit, pranë Komisariatit të Policisë Maliq. Dashnor Korançe, në atë kohë shefi i sektorit të krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq. Aleksandër (Sandër) Biba, në atë kohë agjent i krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin. Renato Avdulaj, në atë kohë efektiv i DVP Vlorë në sektorin e kundër krimit të organizuar.