Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Prag ndeshja me Uellsin, Rajan Gigs: Shqipëria luan mirë 22 minuta, s'kam vendosur ende për Bejlin
Të martën, kuqezinjtë do të luajnë takimin miqësor kundër Uellsit në 'Elbasan Arena'. Ndeshja e nesërme pritet me interes nga trajneri Rajan Gigs, i cili është shprehur se do të aktivizojë kryesisht lojtarë të rinjë.
"Do e shoh nesër nëse luan apo jo Bejl, është njëlloj si të tjerët. Do e shoh para ndeshjes e mund të luajë, nuk ka asnjë problem fizik, ndaj është i gatshëm. Ganter nuk di ende se ku do ta aktivizoj, por do të jetë titullar. Do të luajë një ndeshje historike, do të thyejë një rekord të vendosur shumë vite më parë. Do të jetë një ndeshje e madhe për të. Goli kundër Shqipërisë në 1994, të them të drejtën nuk e mbaj mend aspak. Duhej ta kisha mbajtur mend se nuk kam shënuar shumë gola. Ka shënuar edhe Koleman? Si ka mundësi, të paktën të tijin duhet ta mbaja mend. Duket qartë që më ka humbur memoria", sqaroi Gigs.
Pyetur se çfarë mendon për kuqëzinjtë, ish-legjenda e Manchester United theksoi se Shqipërinë e ka parë vetëm 22 minuta, sepse më pas rendimenti i lojtarëve u zbeh.
"Do të jenë 1200 tifozë që do të mbështesin skuadrën tonë në këtë ndeshje dhe ne e vlerësojmë në maksimum këtë gjë. Nëse humbasim kundër Shqipërisë nuk është diçka e madhe. Shqipërinë e pashë kundër Skocisë dhe janë një skuadër shumë solide. Në 22 minutat e para bënë një ndeshje shumë të mira dhe të dyja skuadrat mund të shënonin. Po ishin të pafat. Pres një reagim nga Shqipëria dhe jam i sigurt do të bëjnë maksimumin kundër nesh”, përfundoi ai.