Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Prestigjozja ‘Reuters’: Edi Rama është në vështirësi, ka pikëpyetje mbi standardet e qeverisjes në Shqipëri
Media prestigjioze ‘Reuters’ ka raportuar për vendimin e Fatmir Xhafajt për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, pas publikimit të skandalit të vëllait të tij, Agron Xhafaj.
Në artikull shkruhet se akuzat ndaj Xhafajt vijnë në një kohë kur Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të tregohet më ashpër në luftën kundër krimit për të miratuar hapjen e negociatave.
Reuters sjell shembullin e dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm për trafik droge në Itali dhe paraqitjen e ish-ministrit Saimir Tahiri në Gjykatë për të njëjtën akuzë, për të treguar vështirësinë ku ndodhet kryeministri Edi Rama.
“Kryeministri Edi Rama, që ka vizituar Berlinin dhe Parisin për të bindur liderët e këtyre shteteve se Tirana meriton bisedimet e anëtarësimit, e ka parë punën e tij të bëhet më e vështirë, pasi akuzat ngrenë pikëpyetje mbi standardet e qeverisjes në Shqipëri”, shkruan Reuters.
Në artikullin e kësaj media raportohet edhe për protestën e zhvilluar sot përpara Ministrisë së Brendshme ku u kërkua dorëheqja e Xhafajt, si dhe për mbrojtjen që kryeministri Rama i bëri ministrit të tij.