Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Prishja e teatrit tregon se qeveria ka hyrë në fazën fundore të saj
Fitim Zekthi
Gjithë historia e njerëzimit ka treguar se pushteti ka prirjen të korruptojë. Sa më i madh pushteti, aq më e madhe kjo prirje. Studiues të shumtë të filozofisë politike por edhe të lëmive të tjera, i kanë dhënë njeriut një literaturë jashtëzakonisht të pasur mbi natyrën e pushtetit dhe mënyrat si ai korrupton.
Fituesja e çmimit Nobel, liderja e burgosur për vite me radhë e opozitës në Mianmar, Aung San Suu Kyi, në një fjalim monumental që dërgoi të shkruar në Stokholm (nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel pasi ishte në arrest shtëpie) thotë se në të vërtetë nuk korrupton thjesht pushteti si i tillë, por frika e humbjes së tij nga ata që e kanë atë dhe frika e ndëshkimit nga pushteti i atyre që janë subjekt i tij. Ajo flet për tre lloje korrupsioni të cilët burojnë nga kjo marrëdhënie korruptive e pushtetit.
-Korrupsioni i ushqyer nga dëshira për të jetuar më mirë vetë me njerëzit e afërt dhe si pasojë, njeriu vihet në ndjekje të rryshfetit.
-Korrupsioni që të fut në veprime të poshtra për shkak se kërkon t`i bësh keq dikujt.
-Korrupsioni për shkak të injorancës dhe më kryesori, korrupsioni që vjen nga humbja e plotë e sensit të së mirës dhe të keqes, ai që shkatërron çdo kuptim mbi të mirën dhe të keqen.
Lloji i fundit është burim edhe për tre të tjerët.
Gjendja në Shqipëri është bërë aq absurde sa pushteti nuk e ka problem që të mbrojë ministra apo ish ministra edhe kur prokuroria kërkon arrestimin e tyre, të ngrejë mjegull të padukshme mbi vrasje apo vetëvrasje, të zhbëjë të vërtetën mbi makina me para që vijnë nga jashtë, të manipulojë votimin në parlament të deputetëve etj. Më e absurdja nga të gjitha është miratimi i një ligji për të prishur teatrin kombëtar me arsyetimin se duhet një i ri dhe ky i vjetri është i parestaurueshëm. Edhe më absurd akoma është fakti që pushteti thotë se ai nuk ka para për ta ndërtuar vetë këtë teatër dhe i duhet që t’ia japë të drejtën një kompanie private e cila në këmbim do të marrë pronën e teatrit kombëtar dhe do të ndërtojë në të disa kulla.
Pra i jepet e drejta dhe prona publike një kompanie private të ndërtojë kulla në qendër të qytetit me arsyetimin se qeveria nuk ka 20 milionë euro për të ndërtuar një teatër në një kohë që qeveria ka marrë 1,7 milionë euro borxh në pesë dhe parashikon të marrë edhe 1 miliard të tjera në këtë mandat. Gjithashtu vendoset të shembet teatri me arseytime të gënjeshtërta vetën që të shkohet tek ndërtimi i kullave. Dhe ke këtu nuk ka asgjë të hamendësuar, kjo është e gjitha ashiqare.
Për tu kthyer tek arsyet se si dhe pse korrupton pushteti dhe si e reflekton gjendja e tanishme dhe rasti i prishjes së teatrit duhet thënë se në radhë të parë kemi një qeveri të varur plotësisht nga marrëdhëniet me njerëz të fuqishëm të cilët e kanë financuar atë që në krye të herës dhe të cilët janë në fakt vetë pushtetei. Që ditën e parë Rama tha se do të rikonstruktonte godinën e qeverisë me “donator”. Pushteti kësaj qeverie ka qenë që ditën e parë i bashkëndarë me biznesin që mori koncesione në shëndetësi dhe sektorë të tyjerë dhe tani po vazhdon të marrë koncesioe në rrugë apo ndërtime kullash dhe teatri. Pushteti i kësaj qeverie ka qenë gjithnjë i bashkëndarë me njerëz që vinin nga lidhje të dyshimta, që u bënë deputetë, që u bënë objekt i ligjit për dekriminalizmin dhe të cilët morën dhe marrin tender pastrimi, ndërtimi, japin godia me qera për qeverinë etj.
Pra ky pushtet e ka pjesë të pandashme të tijën korrupsionin për shkak të frikës së humbjes dhe të frikës së ndëshkimit nga pushteti të atyre që janë subjekt i tij (nesër). Është pjesë e lojës vetëvrasëse të këtij pushteti rendja pas korrupsionit (edhe haptas dhe kundër çdo sensi) pasi pa korrupsion ky pushtet mund të humbë, biznesi dhe ata që e kanë financuar do ta sulmojnë dhe braktisin në qoftë se nuk bëhet korrupsion në këto përmasa, frika se humbja e pushtetit do t’i ekspozojë nga ndëshkimi rritet dhe për pasojë korrupsioni për të mbajtur pushtetin rritet.
Po kështu, kjo frikë e humbjes së pushtetit ndërton gjithë veprimin politik të qeverisë i cili orientohet nga denigrimi i opozitës dhe zgjerimi i vetë pushtetit, dhënia e koncesioneve dhe tenderëve etj. Kjo forcë madhore e detyron shumicën të hartojë ligje apo bëjë “reforma” që rrisin pushtetin e saj, që shkatërrojnë prokurorinë, që zhdukin Gjykatën Kushtuese.
Ndërsa sa i takon llojeve të korrupsionit që prodhon kjo marrëdhënie ato tek rasti i Teatrit Kombëtar gjenden të katërta. Dëshira për të jetuar më mirë, për të jetuar në luks nëpërmjet ryshfetit është sigurisht një shtysë e fortë tek qeveritarët tanë, tek njerëzit me pushtet politik dhe tek bizneset apo njerëzit e tjerë të përfshirë tek çështja e teatrit. Është e qartë se ndërtimi I kullave dhe dhënia e tokës së çmuar të teatrit nuk bëhet pa ryshfet dhe është e qartë dëshira e madhe për pasuri dhe luks e pushtetit.
Lloji i dytë, ai i veprimeve të këqija të pushtetit sepse dikush me pushtet kërkon t’i bëjë keq dikujt, nuk duket se është përcaktues por sigurisht që në shkatërrimin e teatrit hyn edhe dëshira e vjetër e kryeministrit për ta prishur tetarin, për të poshtëruar aktorët dhe regjisorët, për të zhdukur çdo gjurmë të trashëgimisë, për të ndërtuar një Shqipëri apo Tiranë të re si përballje me Tiranën apo Shqipërinë e gjetur apo trashëguar.
Kuptimi mbi të mirën dhe të keqen është i paqenë tek kryeminstri, kryetari i bashkisë dhe gjithë ata që janë pas vendimit për të shkatërruar tetarin dhe ndërtuar kullat. Tradita jonë që vjen nga komunizmi, ngjizi përdhunshëm pushtetin si vlerë të epërme, (partinë) shtetin si burim të dijes dhe të fuqisë. Kufizmi i pushtetit nuk ishte një mundësi. Lufta për pushtetin qëndronte mbi eshtra dhe gjak, intriga dhe vrasje, pandershmëri e plotë. Vendimi është krejt pa referenca morale, ai është neutral ndaj moralit, vetëm kategrori të tilla si e mira dhe e keqja nuk e kanë ndikuar atë vendimarrje.
Pra po ndërtohen kullat në pronë publike dhe po prishet teatri jo si dëshmi e faktit që pushteti korrupton por si dëshmi e faktit që pushtetarët marrin vendime të korruptuar në skaj për shkak të frikës së humbjes së pushtetit dhe të ndëshkimit nga pushteti i atyre që janë subjekt i tij. Kjo është një fazë fundore korrupsioni e cila shoqërohet jo thjesht me dëshirën për pasuri dhe luks, jo thjesht me dëshirën për të bërë keq por edhe zhdukjen e plotë të dallimit mes të mirës dhe të keqes.