Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Prokuroria refuzon padinë e opozitës për Edi Ramën: Mungojnë elementët e veprës penale, nuk nisim hetimet
Prokuroria e Tiranës ka njoftuar mos nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama pas padisë së depozituar nga opozita.
Pak ditë më parë, deputetët Edmond Spaho dhe Petrit Vasili depozituan në prokurorinë e Tiranës padinë ndaj kryeministrit Rama sa i takon deklaratave të bëra nga ky i fundit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ku u shpreh se ai e kishte marrë përgjigjen për audio përgjimin dhe se kishte rezultuar se zëri nuk ishte i Agron Xhafajt.
Opozita pretendonte në kërkesën e saj se Rama duhet të paraqitej pranë organit të akuzës duke vënë në dispozicion materialin e ekspertizës dhe se fshehja ndaj organit të prokurorisë është një pengim ndaj drejtësisë.
Por, sipas letrës së prokurorisë, të publikuar nga Petrit Vasili, mungojnë elementët e kësaj vepre penale.