Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Protesta e studentëve, Shpëtim Nazarko: Po luftojnë për të drejtat e ngelësve. Rama po kërkon të vendosë rregull
Analisti Shpëtim Nazarko deklaron se studentët po protestojnë prej 10 ditësh “për kauzën e tarifave të ngelësave”.
Në një shkrim të publikuar në ‘Konica.al’, Nazarko bën indirekt përgjegjës këta studentë për degradimin e arsimit në Shqipëri, kur thotë se “sikur studentët të dilnin së pari të kërkonin në tekstet e tyre-zëvëndësimin e Noizit apo të maskarallëqeve tjera të ngjajshme-me Hygoin a të tjerë kolosë që kanë cuar përpara Francën dhe botën, edhe unë si një analist ditëzi, do të kisha shkuar me qejf në atë përpjekjen e tyre.”
“Unë do të jem me studentët kur ata të kërkojnë këtë gjë së pari. Tani nuk jam me ta. Duke luftuar për të drejtat e ngelsave dhe kushtet e konvikteve, më duket se i ngjajnë ca lypsave të mjerë që kërkojnë një krodhë bukë aty në cep të rrugës”, shkruan ndër të tjera analisti.
Shpëtim Nazarko komenton edhe rolin e kryeministrit Edi Rama në këtë situatë, për të cilin thotë se po përpiqet të vendosë rregull në Shqipëri.
“Po bëhesh me Ramën thotë dikush. Mundet… E shoh që vjen vërdallë fare i vetëm. Duke u përpjekur të vërë rregull me një cetë qeveritarësh, trecereku i të cilëve nuk kanë haber po dhe si të tjerët nga kollosët që përmënda më lart. Vjen vërdallë me tërë fuqinë e një individi që përbuz edhe vetë ata që ka vënë afër tij”, shkruan ai.
Nazarko i sugjeron Ramës se për të ngritur vendin në këmbë “duhen thirrur në skenë agallarët e mëdhenj."
Shkrimi i plotë i Shpëtim Nazarkos: A i dëgjon se çfarë thonë këta o Gavroshi im i vogël?