Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Protestë për përmbytjet, banorët e Rrogozhinës: Dikur përmbyteshim 1 herë në 20 vite, tani 2 herë në vit
Disa banorë të fshatit Kalush në Rrogozhinë zbritën në protestë për atë që e quajnë mungesë vëmendje nga qeveria qendrore dhe bashkia pas përmbytjeve nga lumi Shkumbin. Banorët që dikur përmbyteshin një herë në 20 vjet, tani thonë se përmbyten dy herë në vit, akuzojnë se asnjë masë nuk ishte marrë për të forcuar argjinaturën e Shkumbinit.
Banorët e fshatit Kalush në Bashkinë që e Rrogozhinës dolën në protestë për atë që quajtën mungesë të vëmendjes nga njësia vendore dhe qeveria qendrore pas përmbytjeve të përsëritura të këtij fillim shkurti.
"Gjithë bujqësia është në dorë të Zotit. Mbill çfarë të duash, vjen uji kur të duash, ikën kur të duash".
Banorët e argumentuan protestën me mungesën sipas tyre të investimeve në argjinaturën që mbron fshatin nga vërshimi i Shkumbinit që kalon pranë fshatit.
"Lumit nuk ke çfarë i bën se përmbytjet kanë ndodhur në çdo vend, por për sa i përket argjinaturës nuk është vënë dorë fare".
Banorët ankohen se vërshimi i lumit po u merr tokat dhe po u dëmton të mbjellat vit pas viti, ndërsa në protestë kishin edhe mbështetjen e Partisë Demokratike të Rrogozhinës.
"I bëj thirrje qeverisë, i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të mos e lërë eskavatorin e bashkisë të parkuar para bashkisë por të marrë masat për banorët jo vetëm për Kalushin por të gjithë fshatrat".
Fshati Kalush në Rrogozhinë dhe Thanasaj në Lushnjë janë më të prekurit nga përmbytjet në rrjedhën e poshtme të Shkumbinit, ku banorët që dikur përmbyteshin një herë në 20 vjet, tani thonë se përmbyten dy herë në vit. (Ora News)