Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pse u dorëzua Agron Xhafaj në Itali? Ministri i Brendshëm: Këtu do sajoheshin prova. Qëllimi i akuzave ishte për të më goditur mua
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Real Story” është pyetur për çështjen e vëllait të tij, i cili po vuan dënimin në Itali.
Një ndër pyetjet që iu drejtuan Xhafës përsa i përket vëllait të tij është se pse u dorëzua Agron Xhafaj përballë një sajimi, siç e quan ministri audio-përgjimin që publikoi PD. Sipas ministrit, sajimet kanë pasur vetëm një qëllim: goditjen e tij.
“Në çfarëdo gjykate që ai të ishte gjykuar, ai do ta humbiste çështjen, sepse siç u sajua audio-përgjimi mund të sajoheshin gjëra të tjera. Ai ka qenë i ri dhe ka bërë gabimet e veta për të cilat po vuan dhe do vuajë në vazhdim sidomos për faktin që është vëllai i ministrit. Për masën e dënimit që ai kishte këtu në Shqipëri, nuk duhet të bënte asnjë ditë burg por ai zgjodhi të shkonte në Itali në mënyrë që të mos më përzinte mua politikisht në mënyrë që kjo histori që sajoi opozita të vijonte. Im vëlla nuk i është shmangur për asnjë ditë procesit gjyqësor. Ai gaboi dhe tani po shlyen fajin e tij. Po kryetari i opozitës që iu shmang drejtësisë për procedure dhe për çfarë, për 400 milionë dollarë të shpërdoruara.”, tha ministri Xhafaj.
Xhafaj tha se audio përgjimi ishte një sajesë e pastër dhe se ishte i bindur që elementë të opozitës ishin të përfshirë në këtë shantazh politik.
“Hetimi per audio pergjimin po ecen shpejt. Nëse qëndron e vërtete une do të mbaj përgjegjësi por nëse ai material nuk qëndron, atëherë ata që e kanë sajuar duhet te përgjigjen me përgjegjësi penale. Në këtë rast nuk bëhet fjale thjesht për vëllain tim, por këtu bëhet fjalë për mua. E kam thënë dhe e them: nuk ka pasur asnjë lidhje për favorizim të vëllait tim nga ana ime në shkelje të ligjit direky apo indirekt.Di që është caktuar një grup prokuroresh per te hetuar audio pergjimin. Unë jam më I interesuari që hetimi dhe përgjigja për këtë rast të jetë sa më e shpejtë. Për mua është e rëndësishme të provohet se kush dhe përse e kanë bërë këtë gjë, përvecse të kuptohet që audio përgjimi ishte sajese. Unë besoj se elemente të opozitës janë të përfshirë në këtë shantazh politike ndaj meje me audio përgjimin”, deklaroi ministri.
Ai mohoi edhe akuzat e opozitës se ministri ka favorizuar vëllain e tij për tendera në shtet.
”Sfidoj kedo qe te me gjej edhe nje fakt te vogel qe une kam favorizuar familjaret e mi gjate kohes qe kam qene ne politike. Vellai im nuk ka pasur aksione ne kompani te lojerave te fatit. Para 8 vitesh ka punuar si i punesuar ne nje kompani te lojerave te fatit. Por nuk ka pasur asnje lidhje me kompanite qe akuzon opozita. Policia e Shtetit qe drejtoj une ka shkuar ne prokurori dhe ka kerkuar hetim per emrat e njerezve qe drejtojne kompani ne lojerat e fatit qe sipas opozites paskan lidhje me vellain tim”, tha Xhafaj.