Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Putin tentoi të më helmojë me bar miu”, rrëfimi i modeles ruse
Anna Shapiro pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu. Modelja ruse, e cila jeton në Britani të Madhe, ka thënë për “The Sun” se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë objekt i një sulmi në Salisbury të Londrës.
Anna Shapiro 30 vjeç dhe bashkëshorti Alex King 42 vjeçar kishin porositur ushqim në një piceri. Më pas, bashkëshorti i modeles ishte ndjerë keq dhe kishte shkuar në tualet. 30-vjeçarja thotë se e gjeti burrin të shtrirë në tokë duke nxjerrë shkumë nga goja. Me ndihmën e një kamarieri, u munduan ta ndihmonin dhe njoftuan ambulancën. Sipas modeles, ajo dhe kamarieri shkuan gjithashtu në spital me një tjetër ambulancë.
“Nuk e pashë Alexin përsëri. E kishin futur në koma. Ndërsa mua dhe kamarierit të picerisë na thanë që të zhvisheshim dhe të bënim dush, përpara se t’u nënshtroheshim disa analizave”, tregon Anna. Të nesërmen ajo u dërgua në një hotel dhe mbahej vazhdimisht nën vëzhgim nga policia.
Autoritetet britanike dyshojnë se çifti mund të jetë helmuar me bar miu. Tashmë bashkëshorti i saj është në gjendje të stabilizuar.
Linku origjinal këtu