Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Qeveria e vendosur të shemb teartin, analisti: E pamundur të bindësh një piktor të parealizuar
Shembja e Teatrit Kombëtarë dhe ndërtimi i një godite të re të rrethuar me disa kulla vijon të ngjallë reagime në qarqet e njerëzve të angazhuar. Këtë herë ka folur edhe analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, i cili ka theksuar se godina ekzistuese nuk duhet shembur pasi mbart vlera të çmuara ndërsa nuk lë pa ‘shigjetuar’ edhe kryeministrin Rama.
“Siç duket Kryeministri i Shqipërisë ka vendosur të mos tërhiqet dhe ta shembë godinën e tanishme të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe, siç thotë ai, mbi gërmadhat e së shkuarës, të ngrihet teatri i ri! Ku ta dish, mbase është e pamundur që, një piktor të parealizuar siç është ai, ta bindësh se godina e Teatrit Kombëtar nuk janë muret që ai ka, e as vetëm skena ku aktorët i kanë jetuar ëndrrat e tyre artistike, por ajo godinë është kalendari, ku janë shënuar ditët e lavdishme të kulturës sonë, si dhe pasqyrë, ku shihen fytyrat e atyre që lartësuan kullën shqiptare të artit skenik! Po pra, siç duket ne presim të pamundurën nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë: që ai ta kuptojë se nëse më e bukura e bashkëkohorja çdoherë do e zëvendësonin të shkuarën e më të vjetrën, atëherë gjinia njerëzore nuk do e çmonte mbëmendjen, por harresën! Kështu shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një lloj rrënimi i mbëmendjes dhe i kujtesës sonë, siç është edhe shlyerje e begatisë së formës artistike që është realizuar në skenën e tij!”, ka pohuar Mehmeti.
Dy muaj më parë, Rama dhe arkitekti danes, Bjarke Ingels prezantuan projektin e teatrit të ri, i cili do të ndërtohet sipas modelit Partneritet-Publik-Privat (PPP). “Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët. Ne kemi bërë për teatrin aq sa pasur mundësi, por kemi bërë më shumë se të gjitha vitet e marra së bashku”, theksoi Rama teksa prezantoi projektin e ri.