Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rama e pranon: Nuk kam përjetuar moment më të vështirë sesa ky!
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ka folur për ngjarjet e fundit. Rama u shpreh se është ndjerë në një situatë tepër të vështirë kur në takim me zyrtarë të huaj është pyetur në lidhje me denoncimet e bëra nga opozita, së fundmi dhe për audio-përgjimin e vëllait të Xhafajt.
“Nuk ka... nuk di..Nuk gjej dot asnjë krahasim me asgjë që e kam përjetuar edhe në momentet më të vështira politike sesa kjo. Të kesh përballë të huaj, të pushtetshëm që duhet të sqarosh po si ka mundësi kjo, si ka mundësi ajo, këto të këtyre. Fatkeqësi në fatkeqësinë e vet, historia e këtij audio përgjimi ka një fund të qartë.
Ka një fund të qartë dhe të padiskuturshëm nga askush sepse bëhet fjalë për një provë që o është autentike o e fabrikuar dhe këtë nuk ka nevoja të thotë askush këtu në Shqipëri.
Është qesharake që ajo çka unë thashë, dhe e përsëris prap, e di rezultatin sepse e kam kërkuar që atë ditë ta mësoj rezultatin. Por ajo që thuhet që ky thotë këtë, që prokuroria është e kapur prej tij thotë këtë, është qesharake. Prokuroria duhet ta çojë atë material në një laborator shkencor të kujtdo vendi partner me Shqipërinë”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.